Dy të dyshuarit për rrahjen brutale të para disa ditëve në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, kanë përfunduar së fundmi në prangat e Policisë. Ata po dyshohen se i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore një të mituri, pas një konflikti me të, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Policia e kanë konfirmuar arrestimin e të dyshuarve, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të dyshuarit për këtë rast janë Kron Aliu, rreth 19-vjeçar dhe B.K., 17-vjeçar.
Ndaj Aliut, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt.
Motivi i rastit që ndodhi më 14 shkurt akoma nuk dihet, por që incidenti po hetohet në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Zbulohen emrat e të dyshuarve që e rrahën brutalisht të miturin në Prishtinë appeared first on Sinjali.