E Dhimbshme – Ndërron Jetë Bajram Çerkini, Zëri i Familjeve të Pagjeturve

 

Sot u nda nga jeta Bajram Çerkini, një nga zërat më të fortë në kërkimin e të pagjeturve të luftës. Ai iku nga kjo botë pa e mësuar fatin e djalit të tij dhe mijëra të tjerëve, për të cilët luftoi deri në frymën e fundit.

Për vite me radhë, Çerkini ishte simbol i qëndresës dhe dhembjes, duke mos u ndalur asnjëherë në kërkim të drejtësisë. Largimi i tij lë pas një boshllëk të madh, por edhe një mesazh të fuqishëm: Kërkimi për të pagjeturit duhet të vazhdojë!

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që ndajnë këtë dhimbje!

Related Posts