Bekim Jashari nga familja heroike e Jasharëve ka rrëfyer sot për 8 Mars se si kishin tentuar për tri ditë që ta kontaktonin familjen por një përgjigje nuk e kishin marrë kurrë.

Ai kujtoi se si në ditën e gruas pikërisht kishin marrë lajmin për humbjen e tyre të madhe.”Thirrja telefonike që nuk u realizua kurrë. Tre ditë radhazi, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, u munduam shumë që të lidhemi me familjen tonë në Prekaz. Telefoni nuk u hap asnjëherë. Heshtja ishte e rëndë, por askush prej nesh nuk mundi ta imagjinonte atë që po ndodhte në të vërtetë”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.”Më 8 mars, në vend që të dërgonim urimet tona për nënën Zahide, nënën Feride, Adilen, Zarifën dhe vajzat e familjes sonë, morëm lajmin që na theu shpirtin por na e rriti krenarinë, rënien e tyre heroike.
Ato nuk ishin thjesht nënat, gratë dhe motrat e familjes sonë. Ato ishin shtylla që e mbanin shtëpinë të fortë, edukonin fëmijët me dashurinë për atdheun dhe qëndronin gjithmonë krah për krah me babën Shaban, balin Adem dhe babushin Hamzën.

Jashari i quajti gratë e kësaj familjeej jo vetëm mbështetëse por edhe luftëtare të cilat refuzuan të ndaheshin nga lufta dhe qëndruan deri në frymën e fundit afër burrave.

“Nuk ishin vetëm mbështetëse, ishin luftëtare. Gjatë sulmeve mbi familjen tonë dhe në ditët e Epopesë, ato ndihmuan me armatim, refuzuan të ndaheshin nga lufta dhe qëndruan deri në frymën e fundit, me guxim afër burrave”.Për të dëshmuar heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Zoti la gjallë motrën time, Besartën. Ajo është dëshmitare e asaj që ndodhi dhe amaneti i i atyre që zgjodhën lirinë përpara jetës”.

Related Posts