Sulmuesi uruguaian Darwin Nunez kishte filluar të bëjë emër në Spanjë me Almerian dhe këtë verë ai mund të rikthehet sërish në La Liga.

Ylli i Liverpoolit është në dijeni se ai duhet të gjejë një klub të ri këtë verë dhe ‘Të Kuqtë’ janë të etur që ai të largohet.

Gjatë afatit kalimtar të janarit ai pati disa oferta nga Arabia Saudite, por Al-Nassr vendosi që të shpenzojë për transferimin e Jhon Duran nga Aston Villa.

Disa burime pretendojnë se interesimi nga Lindja e Mesme për të nuk është zbehur, por duket se opsionet e tij kryesore janë në Angli dhe Spanjë, sipas Diario AS.

Ata shpjegojnë se Nottingham Forest e do Nunezin, veçanërisht nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në La Liga, Nunez është lidhur me Barcelonën për shkak të lidhjeve të afërta që ka me klubin agjenti i tij Jorge Mendes, por Atletico Madridi duket të jetë klubi më serioz për shërbimet e tij.

Liverpooli është i gatshëm ta lejojë largimin e Nunez në huazim për të rikuperuar pak nga vlera e tij, në rast se ndonjë nga klubet e interesuara pranon të paguajë pagën e tij dhe pajtohet me opsionin e blerjes.

Në total ata shpresojnë të rikuperojnë 40-45 milionë euro nga një marrëveshje e mundshme, e cila sërish përfaqëson një humbje të madhe duke marrë parasysh se klubi anglez shpenzoi 75 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica.

Për Atletico Madridin, kjo i përshtatet politikës së tyre: lirë dhe mirë dhe drejtori i futbollit Carlos Bucero po eksploron këtë opsion.

Këtë sezon Nunez ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë po aq asistime në 42 ndeshje në total.

Related Posts