Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është ndaluar mbrëmjen e së shtunës në Pikën Kufitare në Vërmicë, teksa po hynte në Kosovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, më 8 gusht, rreth orës 21:30, autoritetet në pikën kufitare kanë njoftuar se Olluri është ndaluar pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte urdhëresë aktive.

Urdhëresa ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan.

Pas ndalimit dhe përfundimit të procedurave për realizimin e urdhëresës, 49-vjeçari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Në informacionin e siguruar nuk specifikohet vepra penale apo kohëzgjatja e dënimit për të cilin ishte lëshuar urdhëresa.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts