Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Topliqan të Lipjanit, ku janë përfshirë dy vetura.
Nga pamjet e siguruara nga lexuesit e IndeksOnline, shihet se njëra prej veturave ka përfunduar në kanal
Si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, por sipas informacioneve të para, ata kanë pësuar lëndime të lehta.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.




















