4 Maji shënon Ditën Botërore të Zjarrfikësve, një datë e veçantë për të nderuar guximin, përkushtimin dhe sakrificën e zjarrfikësve anembanë botës – njerëz që çdo ditë vihen përballë rrezikut për të shpëtuar jetë e pronë.

Kjo ditë u themelua si një homazh për pesë zjarrfikës që humbën jetën tragjikisht më 2 dhjetor 1998 në Linton të Australisë. Ata ishin pjesë e Brigadës së Zjarrfikësve të Geelong West dhe u përfshinë nga flakët ndërsa ishin në mision për të rimbushur cisternën me ujë. Një ndryshim i papritur dhe i fuqishëm i erës bëri që zjarri t’i rrethonte, duke mos u dhënë asnjë mundësi për të shpëtuar.

Emrat e tyre – Garry Vredeveldt, Chris Evans, Stuart Davidson, Jason Thomas dhe Matthew Armstrong – mbeten një simbol i sakrificës që zjarrfikësit bëjnë çdo ditë në të gjithë botën.

Related Posts