Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, thotë se ndeshja ndaj Serbisë është vendimtare në rrugëtimin e Shqipërisë që shpresohet të dërgojë në Botërorin e vitit të ardhshëm. Të mërkurën në konferencë për shtyp, Hoxha ka thënë se do të pajtohej me humbje nga Letonia për një fitore ndaj Serbisë.

Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet të shtunën mbrëma në Arenën Kombëtare në Tiranë. Interesimi për ndeshjen është shumë i madh, ndërsa FSHF-ja po angazhohet të mbajë lojtarët sa më të qetë.

Deri më tani të gjithë kanë folur për një ndeshje si gjithë të tjerat, por Hoxha ishte pak më i hapur. Ai është pjesë e Dinamo Zagrebit.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. E dimë që kundërshtari ka shumë cilësi, por po punojmë shumë mirë. Po përgatitemi dhe shpresojmë e besojmë se do ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi profesionistë dhe do të bëjmë më të mirën në fushën e lojës. Ndeshja vendos për vendin në plejof për në Botëror.

Shpresojmë të fitojmë dhe të kemi shpresa për Botëror”, ka thënë Hoxha në konferencë për shtyp.

Ai përballet me konkurrencë të madhe për vend në ekipin kuqezi. Për rolin e sulmuesit të krahut të majtë konkurrent e ka Nedim Bajramin, por edhe ndonjë tjetër. Por Hoxha thotë se konkurrenca e bën më të fortë.

Hoxha ka treguar se si fëmijë e kishte parë ndeshjen në Beograd në vitin 2014. Por thekson se tani nuk duhet të shpërqendrohen nga asgjë.

I pyetur nëse do të pajtohej me “fitore ndaj Serbisë dhe humbje me Letoninë”, Hoxha është përgjigjur se do ta pranonte.

Shqipëria luan ndaj Letonisë më 10 qershor në Riga, në ndeshjen tjetër kualifikuese për Botëror.

Tashmë të përzgjedhurit e Sylvinhos kanë një humbje 2:0 nga Anglia dhe një fitore 3:0 ndaj Andorrës.

Këto dy ndeshje janë luajtur në mars. Ndërkohë Serbia e luan në Tiranë ndeshjen e parë të këtij cikli eliminator.

Në konferencë për shtyp është paraqitur edhe portieri Thomas Strakosha. Ai vlerësohet zgjedhja e parë për portën.

“Serbia është kundërshtare e fortë në aspektin fizik, por edhe ne kemi cilësitë tona. Nuk e shoh si test personal, por si provë për të gjithë grupin”, ka thënë Strakosha. Ai është i vetëdijshëm për emocionet e tifozëve, por thekson se lojtarët duhet të jenë me kokë të qetë.

“Për ne është ndeshje që vlen tri pikë, si çdo tjetër. Por për tifozët ka domethënie të veçantë. Duam t’i bëjmë krenarë me fitore”, ka shtuar Strakosha.

Ai nuk e vlerëson “finale” sfidën e së shtunës në Tiranë. Thekson se është ndeshje shumë e rëndësishme.

“Duhet të japim gjithçka për tri pikët, por rruga është ende e gjatë. Nuk është finale, por një hap shumë i rëndësishëm drejt ëndrrës sonë”, ka theksuar Strakosha.

Favorite e madhe e grupit vlerësohet Aglia. Shqipëria e Serbia pritet të garojnë për vendin e dytë që dërgon në plejof.

Related Posts