Nënkryetari i LDK’së Gazmend Muhaxheri,ka treguar se ishte vetë Muhaxheri, ai i cili i kishte thënë ish-kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës që mos t’i zgjidhet personat të cilët kërkonin të zgjidheshin ministra.
Ai shton se Agim Veliu i ka krijuar një momentum negativ partisë, duke menduar vetëm për vete.
“Unë Mustafës i kam thënë ata që lypin me i zgjedhë mos i zgjedhë në kryesi ose ministra, edhe qysh janë imponu disa, pikërisht imponimi i z.Veliu më gjithë atë energji negative. Për me qenë në ministri i ka bë dëm partisë, një kryetar komune, e ka lëshu komunën e kem humb Podujevën, edhe ia kam tërhekur vërejtjen, sepse ky është një momentum për partinë edhe ai është ndëshku. Ky është ai momentum negative që ia krijon partisë duke menduar vetëm për vete”, tha Gazmend Muhaxheri në debat plus