Deputetët e Kosovës do të përpiqen që në “flladin e mbrëmjes” ta bëjnë funksional Kuvendin, duke u përballur me afatin ligjor që skadon në orën 00:00 të 26 korrikut.
Shumica e tyre kanë arritur në sallën plenare, mirëpo aty po mungojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Pavarësisht temperaturave që arritën deri në 40 gradë Celsius gjatë ditës në Kosovë, deputetët e zgjedhur iu drejtuan parlamentit për të tentuar funksionalizimin e legjislaturës së nëntë. Megjithatë, edhe seanca e 53-të, e zhvilluar pas mesditës, nuk solli rezultat, ashtu si seancat e mëparshme.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ligjvënësve u ndalohet të ndërmarrin veprime deri më 8 gusht.