Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka bërë të ditur se qendra industriale në Miradi të Epërme po zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme, duke u kthyer në një prej pikave më të rëndësishme ekonomike të komunës.
Sipas Osmanit, aktualisht në këtë zonë veprojnë mbi 50 kompani me rreth 1000 të punësuar, ndërsa investimet private dhe publike tejkalojnë vlerën prej 40 milionë eurosh.
“Ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes komunës dhe investitorëve, të cilët po e kthejnë Miradin e Epërme në një qendër të fuqishme ekonomike,” ka theksuar Osmani.
Ai ka shtuar se pas 12 tetorit, kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë për të ndërtuar një Fushë Kosovë më të zhvilluar, më punëtore dhe më të qëndrueshme./Rilindjashqiptare/























