Një rast tronditës dhune në familje është raportuar të enjten pasdite në fshatin Novosellë e Epërme të Gjakovës. Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, një 54-vjeçar me inicialet M.D., dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, R.D., rreth 77-vjeçare duke e fyer me fjalë të rënda dhe kërcënuese.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe strehimin në qendrën për mbrojtje të viktimave, duke zgjedhur të kthehet në banesën e saj. Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në ndalim për 48 orë.

Rasti është nën hetime nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Related Posts