Procesi i zgjedhjeve lokale në Kosovë është përmbyllur me një pjesëmarrje të lartë qytetare dhe me një numër të konsiderueshëm komunash që tashmë kanë përfunduar garën në raundin e parë.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pa përfshirë ende votat e diasporës dhe ato me kusht, 20 komuna kanë përfunduar garën me fitues të qartë, ndërsa 17 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh.

 

Komunat që kanë përfunduar në raundin e parë

Në bazë të të dhënave të deritanishme, zgjedhjet kanë përfunduar në raundin e parë në këto komuna:

Deçan (AAK), Drenas (Ramiz Lladrovci), Hani i Elezit (PDK), Ferizaj (PDK), Graçanicë (Lista Serbe), Istog (LDK), Kamenicë (VV), Leposaviq (Lista Serbe), Lipjan (LDK), Malishevë (NISMA), Mamushë (KDTP), Mitrovicë e Veriut (Lista Serbe), Novobërdë (Lista Serbe), Partesh (Lista Serbe), Podujevë (VV), Ranillug (Lista Serbe), Shtërpcë (Lista Serbe), Shtime (VV), Skenderaj (PDK), Zubin Potok (Lista Serbe) dhe Zveçan (Lista Serbe).

 

Komunat që shkojnë në balotazh

Ndërkaq, për shkak të rezultateve të ngushta, balotazhi do të zhvillohet në:

Dragash (LDK – PDK), Fushë Kosovë (VV – LDK), Gjakovë (AAK – VV), Gjilan (VV – LDK), Junik (AAK – LDK), Kaçanik (PDK – VV), Klinë (AAK – PDK), Kllokot (LS – SNS), Mitrovicë e Jugut (PDK – VV), Obiliq (LDK – VV), Pejë (LDK – VV), Prishtinë (LDK – VV), Prizren (PDK – VV), Rahovec (AAK – VV), Suharekë (AAK – LDK), Vushtrri (PDK – VV) dhe Viti (LDK – VV).

 

Related Posts