Një tjetër tension ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, këtë herë mes banoreve Benita Zena dhe Elijona Binakaj.
Dy konkurrentet duket se po e kanë të vështirë të krijojnë një raport të qetë që nga ditët e para të qëndrimit në shtëpi.
Edhe pse është ende herët në lojë, mes tyre tashmë kanë nisur përplasjet verbale, të cilat po bëhen çdo ditë e më të dukshme për publikun.
Gjatë një debati të fundit, Elijona i është drejtuar Benitës me një batutë që ngjalli reagime.
“Mos i jep zor se po të bie dhëmbi i diamantit”. Komenti i saj u interpretua si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Benitës për pamjen e saj.
Benita ka qenë në qendër të vëmendjes që nga hyrja në shtëpi për shkak të dhëmbëve të saj, të cilët ajo ka thënë publikisht se janë me diamant dhe i kanë kushtuar mijëra euro.
Ky detaj është përmendur vazhdimisht nga konkurrentët e tjerë, duke u shndërruar shpesh në pikë diskutimi apo ironie brenda shtëpisë.
























