Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxjerrë në pah një moment të tensionuar mes banoreve në oborrin e Big Brother VIP Kosova.

Në pamjet e publikuara, shihen Benita, Alba dhe Elijona, ku kjo e fundit duket duke i injoruar provokimet e banoreve të tjera.

Në një moment, Alba dëgjohet duke i thënë Elijonës: “Nuk duhet të kthesh përgjigje? Keshtu do të flasin dhe do t’i zgjidhin gjërat pa kthyer përgjigje?”

 Screenshot/TikTok

Ndërkohë, Benita shprehet me ton të ashpër ndaj Elijonës: “S’e ka mamin këtu, s’ka argumente”, duke iu referuar tragjedisë që Elijona kishte ndarë publikisht më parë për nënën dhe motrën e saj, të cilat kishin vdekur në një aksident. Elijona reagoi e habitur: “Qysh?”

Benita vazhdoi: “Veç unë të acaroj ty, oj çike”. Ndërsa Elijona iu përgjigj: “Je shumë dobët që i kapesh njeriut në nënë”.

Më pas, në disa pamje të tjera, Benita duket duke mohuar që kishte përmendur nënën e Elijonës dhe e quan atë “viktimë”, duke shtuar tensionin dhe debatet mes banoreve.

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa publiku debaton për limitet e lojës dhe sjelljes brenda shtëpisë.

Related Posts