Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së i ka reaguar ish kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafës, i cili para disa ditësh tha se nuk ishte kërkesë e SHBA’ve që të rrëzohej qeveria Kurti.
Ishte Gashi që në një emision televiziv tha se ishte kërkesë e SHBA’ve, në veçanti e të dërguarit special Richard Grenell, që të rrëzohej Qeveria Kurti.
Ai madje tha se çdo ditë iu vinin mesazhe që i numëronin ditët e mbetura për të rrëzuar Qeverinë.
Por këtë e mohoi Isa Mustafa më pas, që atë kohë ishte në koalicion me VV’në.
E sot Gashi i ka reaguar Mustafës, duke i thënë se nuk janë dy të vërteta për një gjë.
“E verteta eshte nje dhe asnjehere nuk ka dy te verteta per te njejten gje” – miqesi e perjetshme me SHBA dhe perjetesisht me te verteten.
Tjerat i flasim me kohe’’, shkroi Gashi.