Ministrat kosovarë, Liburn Aliu, Hajrulla Çeku, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci kishin planifikuar që sot të fillonin vizitën dy ditore në komunat me shumicë shqiptare në Serbi, Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.
Këtë e konfirmoi ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Ai tha se lajmin për refuzim e morën sot në orën 07:13.
“Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë”, shkroi mes tjerash Aliu.