Sot shënohet Dita e Zjarrfikësve, një ditë që i kushtohet punës dhe sakrificës së pjesëtarëve të shërbimit të zjarrfikjes.
Me rastin e kësaj dite, në sheshin e Mitrovicës është paraparë të mbahet një parakalim i zjarrfikësve, në bashkëpunim me ekipet e Kërkim-Shpëtimit.
Aktiviteti synon të prezantojë nga afër punën dhe gatishmërinë e tyre në situata emergjente, ku do të shfaqet mënyra e ndërhyrjes në raste zjarri dhe operacionet e shpëtimit në situata të ndryshme emergjente.



















