Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të shpallin “fitoren totale” ndaj Iranit brenda dy javësh.

Komentet e presidentit amerikan vijnë vetëm disa orë pasi Irani dhe Izraeli ranë dakord të ndalin përshkallëzimin më të rëndë të dhunës mes tyre që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në prill.

“Kemi qenë një ekip shumë i fortë dhe mendoj se po e fitojmë atë betejë, por do ta fitoni vërtet gjatë dy javëve të ardhshme, kur të shpallim fitoren totale”, tha Trump gjatë një tubimi në mbështetje të senatorit Lindsey Graham, një aleat i ngushtë republikan.

“Do të jetë një fitore totale. Do të ndodhë shumë shpejt dhe çmimet e naftës do të bien ndjeshëm”, shtoi ai.

Më herët gjatë së hënës, Irani njoftoi se do t’i japë fund sulmeve ndaj Izraelit, por paralajmëroi një përgjigje “shkatërruese” nëse operacionet ushtarake izraelite në Liban vazhdojnë.

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Policia godet tri raste të drogës, arrestohen tre persona
Ngjarjet e datës 6 gusht

Ngjarjet e datës 6 gusht

August 6, 2026
Moti nesër: Diell dhe temperatura deri në 38°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts