Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po vazhdon kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçar nga Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili është raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i së enjtes.
Sipas njoftimit, kërkimet janë duke u zhvilluar në lagjen Taukbashqe të Prishtinës, ku ekipet janë të angazhuara në terren për lokalizimin e tij.
I moshuari vuan nga demenca dhe është larguar nga shtëpia rreth orës 08:00 të së enjtes.
Familjarët kanë bërë thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.
Ata po ashtu kanë bërë të ditur se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.




















