Mbahet seanca për shqyrtim fillestar ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, lidhur me përleshjen mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqët” në vitin 2024.(Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 09:00)
Universiteti i Prishtinës organizon ceremoninë përmbyllëse dhe ndarjen e certifikatave për programin „Job Placement Counselling”. Merr pjesë rektori Arben Hajrullahu, ambasadori i Gjermanisë, Rainer Rudolph dhe ministri në detyrë, Andin Hoti. (Salla e Senatit, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)
Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtorit të Qendrës për Punë Sociale, Ramadan Rama. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 11:00)
Konsullata e Nderit e Republikës së Maltës prezanton librin për fëmijë të autores malteze Dr. Sandra Hili Vassallo. (Zyra e Konsullatës së Nderit të Republikës së Maltës, “Swiss Diamond Hotel”, Prishtinë, ora 16:00)
Hapet Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest 2026”, Teatri mbi Lumin, Prizren ora 21:00




















