Lyoni ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit belg Loïs Openda nga Juventusi në formë huazimi, duke i dhënë 26-vjeçarit një mundësi për të ringjallur karrierën pas një sezoni zhgënjyes në Torino.

Klubi francez do t’i paguajë Juventusit 3.5 milionë euro për huazimin e sulmuesit, i cili pritet të forcojë repartin ofensiv falë shpejtësisë dhe aftësisë së tij për të luajtur si sulmues qendror ose në krah.

Openda nuk arriti të lërë gjurmë te Juventusi sezonin e kaluar, ku në 34 paraqitje në të gjitha garat realizoi vetëm dy gola, duke humbur gradualisht vendin në formacion.

Për belgun, kalimi te Lyoni shihet si një mundësi për të fituar më shumë minuta dhe për të rikthyer formën që e bëri një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin evropian.

Për shërbimet e tij interesim kishin shprehur edhe Lens, Rennes dhe Coventry, por ishte Lyoni që arriti marrëveshjen me klubin torinez.

Nga ana tjetër, Juventusi lehtëson skuadrën dhe i siguron Opendas mundësinë për të luajtur rregullisht, ndërsa klubi francez përfiton një sulmues me përvojë pa u angazhuar menjëherë në një transferim të përhershëm.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 29 Korrik
Ngjarjet e datës 29 korrik
Nesër shfaqet Hëna e plotë e korrikut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts