Valbona Selimllari do të jetë pjesë edhe e këtij edicioni të dytë të programit ndërsa mendohet se vajza që do ti bashkohet është balerina, Lori Bala.
Lori ka qenë edhe vitin e kaluar si balerinë dhe koreografe (e Vipit të saj) por këtë vit do të jetë në vendin e Dalina Buzit, ku do të japë opinionin e saj për personazhet që pritet të kërcejnë në program.
Nuk dihet ende nëse do të jetë përsëri Mand Peza dhe balerini me famë ndërkombëtare Kledi Kadiu, por kjo mbetet ende për tu parë.Lori Bala është balerinë në TKOB por ka qenë pjesë e show-eve (kryesisht të baletit) në Shqipëri.
Lori njihet gjithashtu edhe për natyrën e saj të drejtpërdrejtë kështu që është e sigurt që do të jetë goxha kritike me personazhet.