Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Zallq në Istog, ku janë përfshirë tri vetura.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtin janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.




















