Derisa Komisioni Hetimor Parlamentar është duke intervistuar zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, një grup aktivistesh po zhvillon një aksion protestues para Kuvendit të Kosovës.

Aktivistet kanë lëshuar alarmin e policisë dhe po qëndrojnë para objektit të Kuvendit, në shenjë reagimi lidhur me rastin.

Pranë ambienteve të Kuvendit janë pozicionuar edhe forcat policore, që po mbikëqyrin vijueshmërinë e protestës.

Buzë hyrjes së Kuvendit është shkruar grafiti “Drejtësi për Arlindën!”, sakaq në murin e Kuvendit janë mbështetur edhe parulla me thirrjet për drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts