Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, pritet të nisë zyrtarisht aventurën e tij në krye të Manchester Unitedit gjatë ditës së sotme.
Sipas raportimeve të fundit, tekniku argjentinas është duke udhëtuar me një aeroplan privat të dërguar posaçërisht nga drejtuesit e klubit anglez në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të mbërrijë sa më shpejt në Mançester.
Plani i “Djajve të Kuq” është që menjëherë pas uljes në Angli, Pochettino të bëjë prezantimin zyrtar si trajner i ri i skuadrës dhe më pas të zbresë në fushë për të drejtuar seancën e parë stërvitore me futbollistët.


















