Ka nisur testimi me shkrim i kandidatëve për emërim në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Testimi po zhvillohet nga Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë proces po testohen kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të shqyrtimit të aplikacioneve.
Për dy pozitat e lira në Gjykatën Kushtetuese kishin aplikuar gjithsej 22 kandidatë, ndërsa 20 prej tyre ishin vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të vazhduar në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.


















