Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, i dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar është bërë më 25 maj, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 21 maj në rrugën “Imer Alushani” në Drenas.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.











