Një i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje” ka ndërruar jetë këtë të diel në ambientet e QSUT.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të burgjeve, viktima është shtetasi me inicialet A.B., i datëlindjes 1 korrik 1953, lindur dhe banues në Fier.

Ai ka humbur jetën rreth orës 12:20, pas disa ditësh i shtruar në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan A2CNN.

Autoritetet bëjnë me dije se i dënuari ishte transferuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë më 27 nëntor 2021, ku vuante dënimin me masë mjekimi të detyruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts