Autoritetet holandeze kanë nisur hetimet për rrethanat e vdekjes së kriminelit serb të luftës, Ratko Mladiq, i cili ndërroi jetë në burg në moshën 84-vjeçare.

Gjykata në Hagë njoftoi të enjten se hetimi është hapur me urdhër të gjyqtarit të saj më të lartë.

Në maj, Gjykata kishte refuzuar kërkesën e avokatëve për lirimin e Mladiqit, pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore me të cilat përballej.

Gjykatësi e kishte cilësuar gjendjen e tij shëndetësore si “të tmerrshme”, por kishte vlerësuar se në burg po merrte “trajtim gjithëpërfshirës dhe të dhembshur”.

Sipas avokatëve, Mladiq kishte kaluar një kohë të gjatë i shtrirë në shtrat ose në karrocë me rrota. Ai kishte pësuar edhe një goditje në tru, e cila dyshohej se e kishte lënë pothuajse të paaftë për të folur.

Mladiq, ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts