Botërori 2026 ka hyrë në histori edhe para se të luhet finalja.

Me vetëm dy ndeshje të mbetura, finalen mes Spanjës dhe Argjentinës dhe duelin për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë, në turne janë shënuar tashmë 297 gola, një shifër që tejkalon me diferencë çdo edicion të mëparshëm të Kupës së Botës.

Sipas statistikave, këto gola janë realizuar në 102 ndeshje, duke prodhuar një mesatare prej 2.91 golash për ndeshje. Kjo e bën Botërorin 2026 një nga edicionet më spektakolare për sa i përket efikasitetit ofensiv.

 

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Katari 2022, ku në 64 ndeshje u shënuan 172 gola, numri më i madh i golave në historinë e Botërorëve me formatin prej 32 skuadrash.

Sa i përket ndeshjeve më spektakolare, fitorja 7-1 e Gjermanisë ndaj Kurasos mbetet sfida me më shumë gola në këtë Botëror, plot 8 gola.

Me finalen dhe ndeshjen për vendin e tretë ende për t’u zhvilluar, numri i golave pritet të rritet edhe më tej, duke e bërë Botërorin 2026 edicionin më të pasur me gola në historinë e kompeticionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts