Dy punonjës të “Trepçës” janë larguar përkohësisht nga puna, nën dyshimet se kanë organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës.

Bëhet fjalë për punonjësit me inicialet Z.R. dhe H.K., të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Vendimi për largimin e tyre është marrë më sot nga Kryeshefi Ekzekutiv i “Trepçës” Sh.A., ndërsa masa do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi nga Komisioni Disiplinor.

Sipas vendimit, dy punonjësit dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna, duke organizuar transportin e xehes jashtë orarit të përcaktuar të punës.

Për këto veprime, ndaj tyre ekzistojnë dyshime për shkelje të rënda të detyrave të punës, në bazë të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të “Trepçës”.

Rasti tashmë pritet të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor, i cili do të vendosë për përgjegjësinë e dy punonjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts