Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat.
Sipas njoftimit të ministrisë, mjetet financiare në vlerë prej 500 eurosh tashmë kanë dalë në llogaritë e përfitueseve.
Ky vendim vjen si pjesë e programeve mbështetëse për nënat e reja dhe familjet, duke synuar lehtësimin e shpenzimeve fillestare pas lindjes së fëmijës.











