Zyra e Presidentes së Kosovës, ka njoftuar se nesër nga ora 15:00, një delegacion i Shtëpisë së Bardhë do të pritet nga Presidentja Vjosa Osmani. Presidenca nuk ka dhënë sqarime lidhur me natyrën dhe arsyet e kësaj vizite.


“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Zyrtarët amerikanë që do të jenë pjesë e delegacionit të Shtëpisë së Bardhë e që do të priten nga Presidentja Osmani janë:

Elizabeth Sherwood-Randall- asistente e Presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare 

Curtis Reid- Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare 

Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare

Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE) 

Ky delegacion do të jetë i shoqëruar edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier si dhe Këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie

Zyra e Presidentes së Kosovës, po ashtu, ka njoftuar që nesër nga ora 16:10, Presidentja Vjosa Osmani Sadriu do ta pres në takim edhe Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Related Posts