Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Izbicës dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve të tij, Elez Geci dhe Maxhun Berisha, në betejën e Pozharit.

“Masakra e Izbicës tronditi botën, por për ne mbetet një plagë e pashlyeshme dhe një betim për liri. 147 shqiptarë të paarmatosur, mes tyre gra, fëmijë dhe pleq, u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe, si pjesë e planit për shfarosjen e popullit tonë. Amaneti i tyre do të mbetet përgjithmonë udhërrëfyes i yni”, ka shkruar Haradinaj.

Në të njëjtën ditë, ai ka kujtuar edhe betejën e Pozharit, ku UÇK-ja i shkaktoi humbje të mëdha forcave serbe. “Elez Geci dhe Maxhun Berisha ranë si heronj në këtë betejë, duke vulosur qëndresën tonë për liri. Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”, ka theksuar ai.

Related Posts