Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se do të dërgojë një përfaqësues në takimin e thirrur nga Glauk Konjufca, nënkryetar i LVV-së, për përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Kushtrim Xhemaili, zëdhënës për media në AAK, tha se është zgjedhur një deputet të marrë pjesë në këtë takim.

“Po, mund të marrë pjesë një përfaqësues deputet”, ka thënë Xhemaili.

Pos AAK-së, edhe LDK-ja ka konfirmuar se do të dërgojë një përfaqësues në takimin e përmendur më lartë.

Takimi në fjalë pritet të mbahet më 8 prill nga ora 12:00, siç ka njoftuar edhe Kuvendi. Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin datën e seancës për konstituimin e Kuvendit.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts