Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se qeveria në detyrë duhet të ndërpresë çdo intervistim, nominim, rekrutim apo emërim në pozita drejtuese të institucioneve, e të mos vazhdojë deri në votimin e qeverisë së re, duke shtuar se secili do anulohet që javën e parë të ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes.

“Secili emërim i nënshkruar pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes dhe kjo vetëm mund të dëmtojë personat e përfshirë”, ka shkruar në Facebook.

Ndërsa shton se “secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë”.

Kurti thotë se vetëm institucionet e reja kanë mandat të sigurojnë avancimin e institucioneve publike dhe ndërmarrjet.

Ai shton se që nga vendimi i Kushtetueses për qeverinë Hoti, kjo e fundit është treguar aktive për dy gjëra, për keqshpenzim të buxhetit dhe emërime të përditshme nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Gjesti e ndez skenën e BBVA
Reperi i njohur i uron Gjestit fitoren
Loredana bën deklaratën e papritur për Jozin

Related Posts