Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Kur e shoh rrugëtimin e disa dekadave, jo çdo herë jemi pajtuar bashkë. Në lirinë e Kosovës që na bashkon, kishte fushata agresive dhe kishim fërkime të cilat riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj”, ka shkruar mes tjerash Lladrovci.
Postimi i Lladrovcit:
Moti nuk jemi takuar për të diskutuar me Fatmirin rreth sfidave në politikë.
Kur e shoh rrugëtimin e disa dekadave, jo çdo herë jemi pajtuar bashkë. Në lirinë e Kosovës që na bashkon, kishte fushata agresive dhe kishim fërkime të cilat riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj.
Fatmiri me shokë, pres ta kalojë me sportivitet situatën dhe ta ndihmojë fitoren e vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes. Do situata harrohen shpejtë e disa duhet harruar për shkak të rrethanave edhe më shpejtë.
Sfidat forcojnë!











