Ka kohë që Teuta Krasniqin nuk e kemi pare të përfshirë në ndonjë projekt televiziv, madje as në aspektin artistik.
Dikur një nga figurat më të para në ekran, vitet e fundit Teuta ka qëndruar dukshëm më larg angazhimeve të kësaj linje.
Por, aktorja ka qenë e përfshirë në shfaqje të Teatrit Kombëtar, ku edhe është e punësuar, shkruan “Kosovarja”.
Teuta, së fundi ka nisur punë në serialin me titull “Tre vllaznit”, i cili pritet ta ketë premierën shumë shpejtë.