Lëvizja Vetëvendosje do të nis fushatën zgjedhore të dielën në qytetin e Gjakovës.Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
Takimi do të nis nga ora 19:30 në sallën ‘’Shani Nushi’’.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
miq të Lëvizjes,
mbështetës dhe aktivistë,
Të dielën, më 17 maj, mblidhemi së bashku në ora 19:30, në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë, për t’u njohur me secilin dhe secilën kandidat/e të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo, Alternativës dhe PShDK-së.
Jeni të gjithë të mirëseardhur!











