Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025. Në ceremoni marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë. (Kazerma “Skënderbeu” Ferizaj, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)
Me rastin e përkujtimit të masakrës së Burimit, nën përkujdesjen e kryetarit të Malishevës Ekrem Kastrati, do të mbahet mbledhje përkujtimore. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit Komunal Malishevë, ora 10:00)
Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Hulumtuese (BIRN Kosova) publikon dokumentarin mbi pastrimin e parave me elemente ndërkufitare. Merr pjesë ministrja në detyrë Albulena Haxhiu. (Reporting House/ Shtëpia e Gazetarëve, ish-objekti i Gërmisë, Prishtinë, ora 10:00)











