Një person është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 02:00, në Obiliq.
Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Obiliq / 25.08.2026 – 02:00. Dyshohet se vktima m/k pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur m/k. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.


















