Dy pyetje që po shtrohen së fundmi rreth gjendjes në Ukrainë janë: Si po hyn ndihma ushtarake dhe pse forcat ajrore ukrainase nuk po sulmojnë kolonën e gjatë ruse që po i afrohet Kievit?
Dhe sipas BBC, përcjell Telegrafi, kufiri perëndimor i Ukrainës me Poloninë dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është ende në duart e Rusisë (agresioni rus ka ardhur nga tre anët e tjera – veriu, jugu dhe lindja), kështu që ka ende një korridor për furnizimet.
Në anën tjetër, bregdeti i Detit të Zi megjithatë tani është kryesisht nën kontrollin rus dhe konsiderohet i pasigurt për shumicën e transportit.
Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë, të gjithë janë të habitur se përse Ukraina nuk ka bërë më shumë për të sulmuar autokolonën ruse.
Në këtë drejtim, vë në pah shkrimi i BBC, ka disa shpjegime të mundshme.
Për shembull, shpjegimi i parë thotë se Ukrainës po i mbarojnë dronët e armatosur dhe forca e saj e vogël ajrore, është e kujdesshme kur bëhet fjalë se mund të rrëzohet nga bateritë ruse të mbrojtjes ajrore.
Kështu, Ben Barry nga qendra e mendimit në Londër IISS sugjeron se ukrainasit mund të kursejnë burimet që kanë në gatishmëri për të kundërsulmuar kur rusët t’i afrohen Kievit.
Ndryshe, se konvoji i ushtrisë ruse është nisur drejt Kievit e kanë dokumentuar edhe disa pamje satelitore.
https://twitter.com/JackDetsch/status/1499752131208884230?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1499752131208884230%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpse-forcat-ajrore-ukrainase-nuk-po-sulmojne-kolonen-e-gjate-ruse-qe-po-afrohet-kievit%2F
Maxar ka publikuar imazhet satelitore të konvojit të ushtrisë ruse, që janë nisur kah Kievi.
Kompania amerikane Maxar Technologies ka realizuar një video, ku shihet makineria luftarake e Rusisë në afërsi të kryeqytetit ukrainas.
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se progresi i konvojit rus ka ngecur – por sulmet mbi kryeqytetin ukrainas nuk kanë të ndalur.