Janë publikuar rezultatet e para nga votat në përfaqësitë diplomatike. Pas numërimit të dy prej 47 kutive, që përbëjnë më shumë se 4 për qind të totalit, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 84 për qind të votave, apo më shumë se 1 mijë vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 7.55 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 5.6 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë më pak se dy për qind të votave.
Në votën preliminare brenda Kosovës, Vetëvendosje kishte marrë 42.96 për qind të votave, që i siguronin 48 ulëse në Kuvend.
Në përfaqësitë diplomatike kanë votuar më shumë se 22 mijë qytetarë, ndërsa mbi 100 mijë vota të tjera ndodhen në kutitë postare, të cilat pritet të numërohen në fazat e ardhshme.



















