Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prokuroria dje i ka mbajt me orë në intervistë punëkryesin dhe menaxherin e “Ishullit Urba” projektit që i jep qasje 30 mijë banorëve të Arbërisë me qendrën e Prishtinës.
Poashtu ai ka bërë me dije se edhe Drejtoresha e Investimeve Kapitale po thirret në hetuesi, sipas tij, një ditë po e një ditë jo.
“Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po mundohen me e bo punën e vet për Kryeqytetin. Nëse ju po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre”, shkruan Rama.


















