Nëntë përballje interesante janë sonte në kalendarin e Ligës së Kampionëve, në kuadër të xhiroës së katërt.

Si rrallë herë, në këto ndeshje, asnjëra prej tyre, nuk konsiderohet derbi, pasi ekipet e mëdha evropiane nuk do të kenë përballje mes vete.

Mbretërit e Spanjës dhe Evropës, Real Madrid do të udhëtojnë drejt Greqisë ku do të përballen me AEK Athens.

Ndeshja më interesante pritet të jetë në Stamboll, ku Fenerbahçe do të jetë nikoqir i gjigantëve nga Premier Liga, Liverpool.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 18:45, kurse shtatë përballjet e tjera do të nisin nga ora 21:00.

Borussia Dortmund do të udhëtojë në Spanjë te Real Betisi, Porto do të presë Napolin, Lensi do të takohet me Comon, PSV Eindhoven pret Club Brugge, RB Leipzig do ta ketë përballë Manchester Cityn, Plavia Prague e pret Arsenalin, si dhe Viking e pret Sabah FK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts