Një rekord i ri është shënuar në malin Everest, pasi 274 alpinistë arritën majën më të lartë në botë brenda një dite nga ana e Nepalit.

Sipas Shoqatës së Operatorëve të Ekspeditës së Nepalit, ky është numri më i madh i ngjitjeve të realizuara ndonjëherë në një ditë të vetme nga kjo anë e malit.

Autoritetet nepaleze kanë lëshuar këtë vit 494 leje ngjitjeje për Everestin, ndërsa ekspertët kanë ngritur shqetësime për mbingarkesën dhe rrezikun në zonat e larta të malit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts