Gjatë periudhës 16.04-24.05.2026, janë raportuar gjithsej nëntëmbëdhjetë  raste të konfirmuara me fruth.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK)  numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt ku janë konfirmuar shtatë  raste,  Prishtina me katër raste,  Kaçaniku me katër  raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së katërmbëdhjetë raste janë të gjinisë mashkullore dhe pesë raste të gjinisë femërore.

“Sa i përket statusit vaksinal, të gjitha rastet janë të pa vaksinuara me vaksinën MMR”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Zjarr i madh në Sllatinë, nuk dihen ende shkaqet
Horoskopi ditor – 27 Korrik
Ngjarjet e datës 27 korrik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts