Rolando Maran është përzgjedhës i ri i Shqipërisë në futboll. Italiani 62-vjeçar, pak i njohur në futbollin evropian, është prezantuar të martën.
Në fakt Federata Shqiptare e Futbollit fillimisht njoftoi për përfundimin e bashkëpunimin me brazilianin Sylvinho, që u vlerësua lart për punën e tij. E ndërkohë e prezantoi Maranin.
Maran së fundi ishte në krye të Brescias, nga 28 janari deri më 3 korrik të vitit 2025. Skuadrën e Brescias e drejtoi edhe nga 14 nëntori i vitit 2023 deri më 9 dhjetor 2024.











