Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, raporton Klan Kosova.

Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale e Prizrenit për Klan Kosovën.

Sipas informacioneve të para, viktima është një grua e moshuar, 80-vjeçare, ndërsa i dyshuari është 81-vjeçar.

Rasti tronditës ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, ndërsa pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër.” – njoftoi Policia.

Trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts